2 Qershor, 2021

“I kisha premtuar ta vizitoja”- Ermal Meta humb njeriun e dashur që e frymëzoi për…


Ermal Meta ka zbuluar ditën e djeshme se një njeri shumë i dashur për të ka ndërruar jetë.

ermal meta (4)

Bëhet fjalë për mësuesen e tij të fillores, por për këngëtarin ajo nuk ka qenë vetëm një mësuese, por shumë më shumë.

ermal meta (4)

Ajo e frymëzoi artistin për këngën “Vietato Morire” që Ermali e këndoi në “Sanremo” dhe që i dha atij vendin e tretë në vitin 2017.

ermal-meta

Meta ndau në llogarinë e tij në Instagram një foto të vjetër nga shkolla, në të cilën shihet edhe mësuesja, Margarita Feka, e cila ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare.

ermal meta (3)

Mësuese Margarita nuk është më. Unë i premtova vetes që do ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë.

Doja ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që shihja sa herë që hyja në klasë dhe duke mos pasur mundësi ta bëj më këtë gjë, më lëndon.

Mirupafshim mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për përkëdheljet e tua në secilën prej plagëve të mia,”- shkroi këngëtari.

Ermal-Meta

© Panoramaplus.al