Një burrë është nën hetim nga policia pasi sulmoi një anëtar të stafit të McDonald, pasi i kërkuan të vendoste maskën e fytyrës.

Klienti u fut në fast food-in në Hong Kong pa maskë në fytyrë dhe kur punonjësi i kërkoi ta vendoste u zemërua.
Incidenti vjen pasi Hong Kong vendosi masa të rrepta për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Në pamjet e bëra virale shihet klienti zemëruar që qëllon me grushte drejt punonjësit para se ta shtrinte në tokë duke e goditur vazhdimisht.
Punonjësi u dërgua në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor pasi u lëndua në fytyrë.
Incidenti raportohet se ndodhi mëngjesin e së martës në një degë të McDonald në Shan King Commercial Centre.
/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al

