31 Korrik, 2022

I kërkoi sërish falje/ Habit Chris Rock, krahason Will Smith me të dënuarin për vrasje: Të gjithë po përpiqen të jenë viktimë


Disa orë pasi Will Smith përmes një videoje në mediat sociale i kërki falje për shuplakën gjatë ‘Oscars 2022’, Chris Rock u ngjit në skenë për t’u bërë ‘poetik’, duke e krahasuar Smith me ish-producentin dhe aktualisht të burgosurin, Suge Knight. Për ata që nuk e dinë, Knight është një ish-producent i muzikës amerikane. bashkë-themelues dhe ish-CEO i ‘Death Row Records’, i cili ishte një figurë qendrore në suksesin komercial të reperëve të viteve ’90. Knight kreu pesë vjet burg për sulme me armë, dhe pas lirimit të tij në 2001, kaloi 10 muaj të tjerë pas hekurave për shkeljen e lirimit me kusht duke goditur një kamarier të një klubi nate në Hollywood. Aktualisht 57-vjeçar po vuan një dënim me 28 vjet burg pasi vrau një biznesmen më 29 janar 2015.

“Të gjithë po përpiqen të jenë viktimë e sulmit”, tha Rock, 57 vjeç, gjatë një shfaqjeje në ‘Atlanta’s Fox Theatre’ të premten në mbrëmje. “Nëse të gjithë pretendojnë se janë viktimë, atëherë askush nuk do t’i dëgjojë viktimat e vërteta. Madje edhe unë që u godita nga Suge Smith… Shkova në punë të nesërmen… Kushdo që thotë fjalën ‘i lënduar’ nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”, shtoi Rock, sipas ‘People’.

Aktori aktualisht është duke bërë disa shfaqje si pjesë e turneut të tij botëror ‘Ego Death’. Ai gjithashtu foli mbi këtë temë gjatë shfaqjeve të fundit në New Jersey dhe New York.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Rock (@chrisrock)

Kërkim-falja e fundit e Smith – pasi ai gjithashtu i kërkoi falje Rock-ut përmes mediave sociale disa ditë pas incidentit – zbuloi se Rock ka refuzuar të flasë me Smith. “Unë kontaktova me Chris dhe mesazhi që u kthye është se ai nuk është gati të flasë, por kur të jetë, ai do të kontaktojë”, tha Smith në videon e postuar në YouTube. “Unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që jesh gati për të folur.”

Smith gjithashtu i kërkoi falje nënës dhe vëllait të Rock-ut, Tony Rock. “Kjo ishte një nga gjërat në atë moment që nuk e kuptova,” vazhdoi ai. “Nuk po mendoja se sa njerëz u lënduan në atë moment. Dua t’i kërkoj falje nënës së Chris, familjes së Chris, veçanërisht vëllait të tij Tony Rock.”

Toni, i cili më parë ka punuar me Smithin në sit-comin “All Of Us”, ka folur mbi skenën e bujshme duke lënë të kuptohet se ndoshta marrëdhënia e tyre nuk do rregullohet kurrë. “Të zhgënjej njerëzit është trauma ime më e madhe. Unë e urrej kur i zhgënjej njerëzit, kështu që më dhemb psikologjikisht dhe emocionalisht të di se nuk jam në përputhje me imazhin dhe përshtypjen e njerëzve për mua,” shpjegoi më Smith.

Ylli i “Fresh Prince of Bel-Air” sqaroi se gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, nuk i tha të bënte diçka të tillë pasi ajo rrotulloi sytë kur dëgjoi shakanë me alopecinë që shkaktoi konfrontimin mes tyre. “E di që ishte konfuze. E di që ishte tronditëse, por ju premtoj se jam thellësisht i përkushtuar për të vendosur dritën, dashurinë dhe gëzimin në botë,” përfundoi ai.

Ylli i “I Am Legend” fillimisht i kërkoi falje aktorit të “Down to Earth” një ditë pas ndarjes së çmimeve të Akademisë në një deklaratë të gjatë të postuar në mediat sociale. “Isha jashtë vijës së logjikës dhe gabova”, shkroi ai. “Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

© Panoramaplus.al