7 Gusht, 2023

I kërkoi leje për të dalë, çfarë gjeti Olta Gixhari në telefonin e bashkëshortit: Vetëm frikacaku…


Aktorja Olta Gixhari para pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë hermetike mbi jetën e saj personale.

olta gixhari1

Mirëpo, ekspozimi në reality show e detyroi të mos mbante më sekrete. Olta e përfshiu Dorin në shumë biseda dhe së fundmi, ajo tregoi se çfarë ka gjetur në telefonin e tij.

“Vetëm frikacaku pyet gruan nëse mund të dalë për një birrë me shokët. Një burrë i vërtetë e di që kjo nuk lejohet”, shkruhet në shprehjen në telefonin e Dorit.

-1200-630-63e29052f2f8f

Në intervistën e parë pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, aktorja Olta Gixhari foli për eksperiencën brenda, largimin nga shtëpia e po ashtu edhe për banorët e tjerë. Mes të tjerash, artistja pati komentuar edhe raportin që ka tashmë me djalin dhe bashkëshortin e saj, Dorin.

olta gixhari

Njëra nga pyetjet e parashtruara nga vëllezërit Veshaj ishte nëse e gjeti burrin siç e kishte lënë.

“Meqë natën e spektaklit që unë dola djali ishte pak i ftohtë dhe u duk sikur ishte larguar apo më kishte harruar, kur shkova në shtëpi ai hidhej mbi krevat dhe thoshte “mami, mami të dua shumë”, u shpreh ajo.

olta gixhari3

“Dorin e kishte marrë malli shumë. Nga mendorja ishte shumë mirë. U rikuperuam shumë shpejt familjarisht”, tha mes tjerash Gixhari. Ajo doli papritur nga BBVA duke thënë si arsye mallin e madh që kishte për djalin.

Aktorja Olta Gixhari ka mbajtur gjithmonë në privatësi të plotë jetën personale dhe bashkëshortin e saj. Çiftin janë prej vitesh bashkë dhe janë prindër të një djali.

olta gixhari2

Foto e parë e Dorit, bashkëshortit “misterioz” të aktores Olta Gixhari, doli kur aktori u bë pjesë e formatit BBV. Bëhet fjalë për Dor Lushin nga Shijaku, por që punon në Spanjë, ku njihet si biznesmen.

© Panoramaplus.al