Tashmë të gjithë e dimë se është e mundur që të blihen klikimet në “Youtube”. E një ofertë e tillë i ka ardhur edhe këngëtares së njohur Vesa Luma.

Këngëtarja ka publikuar në “Instastory” një mesazh që ka marrë nga një ndjekës, që i kërkon 800 euro në këmbim të një milion klikimeve në “Youtube”. Por me siguri nuk e ka pritur përgjigjen e këngëtares.

Pavarësisht se personi në fjalë ka dashur që të mbetet anonim, Vesa ka vendosur që mesazhin ta bëjë publike duke i kthyer përgjigje në “Instastory”.

“Ndodh edhe kjo, veç 800 dollarë.. E kush mund të frymëzohet pas këtij mesazhi’, ka shkruar Vesa ë postimin e saj.
Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja po punon për projektin e ri muzikor, me tekst të shkruar nga bashkëshorti i saj Big Basta.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
