18 Janar, 2019

I keni dëgjuar vetëm duke kënduar, por Venera e Lindi surprizojnë edhe në aktrim (VIDEO)


Venera Lumani dhe Lind Islami janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Me këngët e tyre të dashurisë i kanë rrëmbyer zemrat të gjithëve.

Por mbrëmjen e djeshme, ata kanë treguar një anë tjetër të tyre. Venera dhe Lindi kanë vërtetuar se nuk kanë talent vetëm në muzikë, por edhe në aktrim.

Në profilin e tij në “Instagram”, Lindi ka postuar disa video ku shfaqet së bashku me partneren e tij teksa aktrojnë.

Çifti ka realizuar një skeç ku Venera shfaqet në rolin e një punonjëse banke ndërsa Lindi në rolin e klientit. “Një ditë në bankë!”, shkruan Lindi bashkëngjitur me videon.

 

View this post on Instagram

 

Nje ditë ne banke! @veneralumani ??

A post shared by Lind Islami (@lind_islami) on


Video është pëlqyer shumë dhe ka marrë komente pozitive. Fansat e Lindit dhe Venerës janë shkrirë së qeshuri me të.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al