Elgit Doda duket se ka qenë i zënë me punë dhe nuk i ka kthyer përgjigje Klea Hutës. Andaj kjo e fundit i ka kërkuar publikisht që t’i kthejë përgjigje.

Klea ka publikuar një foto në Instastory ku ka etiketuar producentin duke shkruar me humor: “Kthe në DM apo i ke vetëm llafe”.

Më pas ajo ka postuar edhe mesazhin që Elgiti i ka shkruar pas këtij Instastory: “Shpirti im” i shkruan ai duke e shoqëruar me dy emoji duke qeshur me lot.
Krah bisedës Klea shkruan: “Sikur e lamë me u njof iher, direkt me shprehje ndjenjash ti”.

Kujtojmë se ata po jetojnë prej vitesh një histori të bukur dashurie. Elgiti dhe Klea u martuan në fshehtësi të plotë në fillim të 2020. Ata kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech.
Ndërkohë po atë vit ata u bënë prindër për herë të parë të një djali, Kridit.




