1 Gusht, 2019

“I ke sqetullat pa rrujt o motër!”, këngëtarja shqiptare nxehet keq me ndjekësen: S’kam faj që je e shëmtuar… (FOTO)


Dy ditë më parë, disa fotografi të këngëtares Adelina Tahiri teksa u shfaq në plazh me rroba banje, janë kritikuar së tepërmi nga ndjekësit e saj.

Disa fansa e akuzojnë atë për ngjyrën e lëkurës që sipas tyre duket e kuqërremtë. Por nga ana tjetër një person e kritikon për sqetullat që duket i ka të padepiluara.

“Seriozisht e ke me këtë ngjyrë trupi të kuqërremte dhe me sqetulla pa rrujt o motër??‍♀️ ike ti nga fshati po fshati nuk iku kurrë nga ty… dukesh si zhulse komplet. Hë bëji njerëzit block tani se doni vetëm lavderime? me trup e fytyrë me puçra akoma dhe në 2020. Zhulse komplet”

Teksa të gjithë menduan se Adelina ka vendosur që të mos merret me përgjigjen e të tillave komenteve, vjen edhe reagimi i saj. Ajo nuk i ka lënë mangët dhe i është përgjigjur ndjekëses që e ofendoi.

Këngëtarja i thotë ndjekëses se asaj i bën punë vetëm spitali ose ndonjë psikolog dhe asgjë tjetër.

“O zemër më vjen shumë për mllefin qe ke dhe edukatën , me beso Instagrami s’është për çdo kënd! Mbi të gjitha është për njerëz të lexuar dhe të emancipuar e jo për njerëz të tillë  si puna jote që shërojnë komplekse në krah të të tjerëve, unë s’të kam faj ty që perëndia të fali të shëmtut më vjen keq që këtë e them, si pik e dytë që shkruan me insta false, a si e treta zemër mos je lesbike që aq shumë më analizon mua. Dua te sqaroj një gjë, mund të them që jam një ndër artistet e rralla shqiptare që marr guxim dhe dal pa filter dhe pik make up! Sa i përket fshatit jam e lindur unë dhe familja në mes të Shkupit i cili është metropol! Sa i përket fytyrës time dhe pastërtisë time se besoj se do ta kesh nderin ndonjëherë të më kesh afër që ta vlerësosh. Po njerëz si puna jote ju ndihmon vetëm spitali zemër , ndonjë kirurg ose psikolog asgjë më tepër. Paç fat në jetë ?”, i përgjigjet Adelina.

© Panoramaplus.al