Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë dy emrat më të lakuar përgjatë javëve të fundit në mediat rozë. Kjo për faktin se dyshja po përfliten se i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.

E duket se gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “folloë”. Ata vazhdojnë të ndiqen në “Instagram”, por vetëm kaq. Mirëpo zërat se ata nuk janë më bashkë i ‘konfirmoi’ vetë Olsi ku u shfaq i vetëm në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës.
E së fundmi, lidhur me ish-çiftin ka folur dhe këngëtari i njohur Lorenc Hasrama i cili është dhe mik i ngushtë i dyshes. Madje ai ka zbuluar se ka qenë ai që i ka prezantuar me njëri-tjetrin.

Teksa ishte i ftuar në “E Diell”, Lorenci u pyet nëse i ka raportet po njësoj me dyshen dhe theksoi se i uron vetëm të mira.
“Unë me Eglin kemi qenë shokë që në gjimnaz. I kam prezantuar unë. Me Olsin njihemi që në fëmijëri. Raportet me ta janë shumë ok. Njerëzit e dinë vetë se çfarë i bën të lumtur dhe unë ju uroj vetëm të mira të dyve. Unë edhe Olsi kemi super miqësi, jo më larg se mbrëmë kemi ndenjur në studio deri vonë. Olsi ka filluar të pijë pak alkool, unë e mësova në fillim por tani ai po ma jep mua.”– tha Lorenci.

© Panoramaplus.al

