20 Korrik, 2023

I ka urryer gjithmonë, por ja kush e bëri Kylie Jenner t’i ‘dashurojë’ veshët e saj


Ndonëse cilësohet si një ndër femrat më tërheqëse, Kylie Jenner nuk ka pëlqyer diçka në fytyrën e saj.

Janë veshët ata që ylli televiziv i ka urryer gjithmonë, ndërsa gjatë gjithë kohës ajo lëshonte flokët për ti mbuluar.

Mirëpo mesa duket modelja e ka kaluar këtë problem dhe tani i dashuron veshët e saj.

Ka qenë vajza e saj Stormi e cila e ka ndihmuar që ta pranojë veten ashtu siç është dhe të vlerësojë ato që ka, pasi e bija po ashtu i ka format e veshit njësoj si ajo.

“Stormi kishte veshët e mi, dhe më bëri të kuptoj se sa shumë i dua ata. Nëse jam e pasigurt për veshët e mi dhe më pëlqen të mendoj se vajza ime është gjëja më e bukur ndonjëherë, dhe thjesht më pëlqen, tani në çdo tapet të kuq unë i mbaj flokët lart…”- ka treguar ndër të tjera ajo.

 

 

© Panoramaplus.al