26 Gusht, 2021

I ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë? Greta Koçi shfaqet me unazën e martesës në gisht


Para pak kohësh në rrjet qarkulloi lajmi se Greta Koçi i ka dhënë fund beqarisë dhe ka kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin nga Austria. Prej vitesh, këngëtarja jeton mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe arsyeja e vetme ishte i dashuri i saj.

greta koci (1)

Ditën e sotme, artistja ka shtuar akoma më shumë dyshimet se është martuar. Kjo sepse, në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Greta shfaqet me dy unaza në gisht. Njëra është me gurë, ndërsa tjetra është një rreth floriri.

greta koci (6)

Në videon e publikuar në Instastory, Greta tregon se ndodhet në Plavë së bashku me familjen dhe me Genc Prelvukajn dhe se të gjithë janë nisur për të gjuajtur peshk.

Gjatë kohës që flet në video, ajo që bie në sy menjëherë janë unazat e saj.

greta koci (2)

Para pak ditësh, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Greta u pyet: “Thonë se ju artistët s’doni familje, fëmijë, veç karrierë! Ç’ka është më mire?”. Greta vendosi t’i sqarojë një herë e mirë të gjithë ata që mendojnë në të njëjtën mënyrë, duke shkruar:

Kush e tha këtë?? Familja është e shenjtë dhe kjo nuk ka të bëjë fare me të qenit artist apo diçka tjetër. Kjo ka të bëjë me moralin, karakterin dhe me të pasurit trutë në vend.

Më vjen keq që rinia sot influencohet nga disa personazhe shoëbizz-i që ashtu zgjedhin ta bëjnë jetën dhe i marrin për shembull. Komplet gabim. Nuk futen të gjithë në një thes! Artistët janë po ashtu njerëz me vlera dhe integritet që duan familjen dhe rregullin”.

Gjithashtu Greta tha se do të ketë aq fëmijë “sa të ketë shkruar Zoti” në të ardhmen.

greta koci (2) greta koci (8) greta koci (5) greta koci (6) greta koci (1) greta koci (7) greta koci (5) greta koci (4)

© Panoramaplus.al