19 Shtator, 2022

I japin lamtumirën stërgjyshes së tyre/ Princi George dhe Princesha Charlotte mbërrijnë në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II


Princesha Kate ka mbërritur në funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II me dy fëmijët e saj më të mëdhenj Princin George dhe Princeshën Charlotte.

George 9-vjeç dhe Charlotte 7-vjeçe kanë mbërritur në funeralin e stërgjyshes së tyre me një makinë, shoqëruar nga e ëma.

Fëmija më i vogël i Princit Ëilliam dhe Kate, Princi Louis, 4-vjeç, nuk do të marrë pjesë.

Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “rrallë” i sigurisë në kryeqytetin britanik.

Mbi 2.000 persona do të marrin pjesë në shërbesën në Kishën Uestminister, në krye me Mbretin Charles III dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore nga e mbarë bota.

Në varrim po ashtu do të marrin pjesë edhe politikanë të ndryshëm, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden.

© Panoramaplus.al