Klaudia Hila, Florian Kokona dhe Ilia Kaçi nga “Teatri i Kukullave”, ishin një ditë më parë të ftuar në emisionin “Rudina”.

Të ftuarit kishin marrë me vete në studio dhe disa pinguinë prej druri, të cilët i përdorin në shfaqjet në teatër.
Teksa moderatorja e emisionit, Rudina Magjistari, prekte një pinguin, i ftuari i tha me humor: “Kujdes se kafshon”.

“Kafshon?”, pyet Rudina e cila afron dorën sërish te pinguini. Në këtë moment, aktori improvizoi sikur pinguini po e kafshonte me të vërtetë dhe moderatorja menjëherë largon dorën dhe nis e qesh.
“E dija! Fëmija brenda meje qenka akoma aty”, shkruan Magjistari krahas videos që ka postuar në “Instagram” dhe tregon pikërisht këtë moment.

