Këngëtarja Lady gaga ka shtuar 11 kilogramë për rolin e Patrizia Reggiani në dramën e ardhshme “House of Gucci”. Prej nëntë muajsh, artistja gjithashtu është munduar të perfeksionoi theksin italian.

Sipas “people”, Gaga konsumoi qëllimisht sasi të tepërta makaronash dhe picash, për t’u dukur e rrumbullakosur në fytyrë. Gaga tha se angazhimi kaq intensiv për një rol, nuk është gjithmonë një gjë e mirë.
“Ka një anë negative të përkushtimit ndaj një roli në këtë mënyrë, pasi ndikon thellë brenda teje. Papritur, jeni duke folur me Patrizia Gucci-n, jo më me Lady Gaga-n“- tha ajo.

Ylli i popit ka prejardhje italiane, prandaj kjo e ndihmon me gjuhën për rolin e saj. Lady tha: “Kam gërmuar shumë për prejardhjen time. Kjo sepse më duhej të kuptoja se si të kaloja nga një grua italiano-amerikane, në një grua italiane”.
Një javë më parë, këngëtarja foli me krenari për origjinën e saj italiane dhe nuk hezitoi të trajtojë çështjen e të drejtave civile në lidhje me DDL Zan, projektligjin kundër diskriminimit gjinor, i cili nuk u aprovua në Senat disa javë më parë.

“Fatkeqësia” për Lady Gaga-n është kalimi në Senat i projektligjit Zan, i cili nuk e kapërceu kurthin edhe për mungesë votash nga ‘snajperistët’ e Partisë Demokratike. Herën e parë u miratua Alessandro Zan. Me sa duket, në atë projektligj kishte pasazhe që nuk ishin plotësisht bindëse. Do të duhet një propozim i realizueshëm dhe më pak ideologjik se projektligji Zan, i cili nuk ndërhyn në sfera të tjera të shoqërisë, prandaj mbetet i paqartë.


