27 Dhjetor, 2018

I dhuroi të gjithë pasurinë, këngëtarja shqiptare tregon pse refuzoi ofertën tunduese të fanses


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Anxhela Peristeri ishte mbrëmë e ftuar në “Soiree”, ku emisioni ishte i gjithi dedikuar atmosferës festive dhe dhuratave.

Të ftuarit treguan ndjesitë e tyre për festat, nostalgjinë, atmosferën festive dhe sigurisht dhuratat që bëjnë dhe marrin.

Në një moment gjatë bisedës u fol edhe për dhuratat e “padëshiruara”, ku moderatorja Jonida Shehu pyeti të ftuarit a kanë kthyer ndonjë prej tyre.

Në këtë moment , Anxhela Peristeri ka treguar një episod mjaft të çuditshëm. Ajo zbuloi dhuratën e shtrenjtë që i kanë bërë dhe që këngëtarja e ka refuzuar.

“Ka qenë një histori e gjatë… një grua që donte të më linte një pasuri dhe nuk e pranova”, ka thënë Persiteri. “Sepse mendoj që asnjeri nuk të jep diçka kaq të madhe pa e njohur dhe pa pasur diçka. Gjithçka ka një prapaskenë. Dhuratat nuk duhen pranuar nëse nuk vijnë nga njerëz të afërt”, ka shtuar këngëtarja.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al