11 Qershor, 2020

I dhanë fund për shkak të tradhtisë? Pas thashethemeve për ndarje nga Kejsi, Stresi shpreh dëshirën për tu bërë baba: Vetëm një fëmijë do doja


Stresi dhe Kejsi u rikthyen në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të disa deklaratave që kjo e fundit bëri ku la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund marrëdhënies me Stresin për shkak të tradhtisë.

Stresi nuk reagoi ndaj këtyre thashethemeve, megjithatë sot ai befasoi me një deklaratë të tij në rrjetet sociale.

Reperi publikoi një foto ku shfaqen disa foshnje dhe shprehu dëshirën për tu bërë baba.

Ai u shpreh se vetëm një fëmijë do të donte në jetën e tij.

“Marshalla, vetëm një fëmijë do të doja në jetën time, me vullnetin e Zotit,”- shkroi Stresi.

Nuk dihet ende nëse reperi vazhdon të jetë me bashkëshorten e tij.

Por Kejsi, e cila aktualisht jeton në Kanada, pak kohë më parë la të nënkuptohet se janë ndarë për shkak të tradhtisë.

“Nëse tradhëton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë,”– shkroi ajo në një postim në Instagram.

Menjëherë pas kësaj ajo zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit në rrjetin social Instagram ku shtoi akoma më shumë dyshimet.

Ajo u shpreh se pasi të hapen kufijtë do udhëtojë drejt Amerikës për të takuar një shoqe, kur ndërkohë Kejsi duhej të kthehej në Shqipëri ku ndodhet edhe Stresi.

Kejsi gjithashtu hodhi disa kunja drejt tij në pyetjet që  drejtuan ndjekësit.

“A mendon se njerëzit përfitojnë nga mirësia e një njeriu?”-e pyeti një nga ndjekësit.

“Normalisht, por gjithsecili tregon veten e vet. Një person nuk duhet të heqë dorë nga virtytet e mira sepse të tjerët nuk dinë ti vlerësojnë,”- u përgjigj ajo.

Ndërsa një tjetër i shkroi: “Çfarë të lëndon më tepër në jetë?”

“Njerëz që të zhgënjejnë pa fund dhe pa mëshirë,”- shtoi Kejsi.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al