
Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira janë përballur për herë të parë pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe prishjes së miqësisë. Dy vajzat patën një miqësi ngushtë brenda shtëpisë, por pas mbarimit të spektaklit ato nuk u panë më pranë njëra-tjetrës dhe deklaratat e bëra nga ato lanë të kuptohet se i kanë dhënë fund shoqërisë.
Mirëpo pas kaq shumë kohësh, ato janë përballur për herë të parë me njëra-tjetrën. Einxhel ishte e ftuar në programin ‘She/ He’s On Top’, ku juri është Beniada dhe Megi Pojani.
Ndryshe nga sa pritej ato nuk sqaruan se çfarë ka ndodhur konkretisht mes tyre, por ishin shumë të ftohta me njëra-tjetrën. “Kam kujtime shumë të bukura nga “Big Brother”. Me Beniadën kam kujtime të të gjitha formave.”-tha Einxhel.
Nga ana tjetër Beniada u shpreh se nuk ka vend për drama, ata kanë vijuar jetën e tyre dhe janë të dyja mirë e të lumtura. “E prisnim të na vinte Einxhel. Jam e lumtur që ka ardhur, duket e qetë e lumtur. Nuk ka asgjë për të shkruar, jeta vazhdon, të dyja jemi shumë të lumtura“.-u shpreh modelja.

Edi Manushi insistoi që ato të përqafoheshin në fund për një foto, por të dyja u treguan “të ngurta” dhe dukshëm lidhja mes tyre nuk është aspak si më parë.
Javë më parë Einxhel ironizoi Beniadën teksa tha se ajo nuk i ka as numrin e telefonit. Ajo po ashtu e ka hequr edhe nga Instagrami.
“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë”.
Ndërsa modelja nga ana tjetër ka thënë: “Me Einxhelin nuk flasim dhe nuk e di përse. Aty brenda kam qenë vetvetja, jo me të gjithë banorët por me Einxhelin dhe Donaldin pata më shumë miqësi. Nuk e di arsyen nuk di as se çfarë të tregoj pasi jam super okej me të kam qenë një super shoqe e kam shumë xhan”.
© Panoramaplus.al
