7 Shtator, 2023

I dhanë fund martesës 4-vjeçare, Emily Ratajkowski mbështet publikisht Sophie Turner pas ndarjes nga Joe Jonas: Urime…


Modelja e njohur Emily Ratajkowski së fundmi ka mbështetur publikisht Sophie Turner e cila disa ditë më parë konfirmoi ndarjen nga Joe Jonas.

Teksa postoi një video në TikTok ajo tregoi përfitimet e të divorcuarve deri ne moshën 30-vjeçare që sipas saj Sophie e ka gjithë jetën përpara.

“Nuk ka asgjë më të mirë se të jesh në të 30-tat, të kesh ndoshta pak nga paratë e tua dhe të kuptosh se çfarë dëshiron të bësh me jetën tënde.”– tha Emily.

Ndërsa vazhdoi: “Është mirë. Urime Sophie.”

Kujtojmë që ylli i grupit të famshëm ‘The Jonas Brothers’ bëri kërkesë për divorc nga ylli i ‘Game of Thrones’ në Florida më 5 shtator, duke theksuar se “martesa mes palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Dokumenti vë në dukje se dy vajzat e Joe dhe Sophie – Willa, 3 vjeç dhe një vajzë 14 muajshe kanë jetuar me këngëtarin në shtëpinë e tij në Miami, si dhe në rezidenca të tjera në Shtetet e Bashkuara.

Përsa i përket kompromisit për kujdestarinë e vajzat e tyre, në dokumente thuhet se “është në interesin më të mirë të fëmijëve të mitur që palët të kenë të përbashkët përgjegjësinë prindërore”. Për më tepër, dokumenti kërkon gjithashtu krijimin e një “orari të ndarjes së kohës që siguron kontakte të shpeshta dhe të vazhdueshme me të dyja palët” dhe “detyrimin e mbështetjes së fëmijëve të secilës palë”.

34 vjeçari dhe 27 vjeçarja, të cilët u martuan në vitin 2019, kanë gjithashtu një kontrantë paramartesore. Deklarata e artistit vjen disa ditë pasi në rrjet filluan të qarkullojnë thashethemet se dyshja ishin drejt ndarjes.

‘Fiksimi’ i aktores për jetën e natës thuhet se ishte shkaku që Joe vendosi të divorcohej nga ajo. “Asaj i pëlqen të festojë, atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi. Ata kanë stile jetese shumë të ndryshme”, tha një burim për TMZ.

© Panoramaplus.al