7 Tetor, 2023

I dhanë fund lidhjes disa muaj më parë, Ariana Grande dhe Dalton Gomez zyrtarisht të ndarë


Këngëtarja e njohur Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë zyrtarisht të ndarë.

Ariana Grande and Dalton Gomez

Sipas Page Six së fundmi dyshja kanë firmosur dokumentet e divorcit, pasi muajin e kaluar ish-çifti paraqitën në gjykatë kërkesën për divorc.

Një burim i tha kësaj medie se Ariana dhe Dalton kishin bërë një marrëveshje miqësore dhe kjo është arsyeja se pse dyshja ia bënë më të lehtë vendimin për datën e divorcit.

Ariana dhe Dalton donin vërtet të kujdeseshin për njëri-tjetrin gjatë gjithë kësaj kohe dhe ta bënin sa më të lehtë ndarjen nga njëri-tjetrin pasi ata kishi bërë një marrëvedhje miqësore”– tha burimi.

Ish-çifti duhet të firmosnin letrat e divorcit me 20 shkurt, por ata nuk bënë një kërkesë për divorc deri muajin e kaluar.

Ata kanë një respekt të madh për njëri-tjetrin”– tha burimi.

 

© Panoramaplus.al