Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez ishin një nga çiftet më të famshëm dhe më të dashur nga publiku për katër vite, deri në vitin 2021, kur vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre.

A-Rod dhe J-Lo kërkuan të rindërtonin jetën e tyre, me këtë të fundit papritur u ribashkua me ish-partnerin e saj, Ben Affleck, me të cilin duket se e kanë gjetur sërish lumturinë në krahët e njëri-tjetrit.
Ndërkohë, ish-lojtari i New York Yankees deklarohet si fansi nr.1 i artistes dhe këtë gjë e tregoi në Podcast të Martha Steëart të iHeartRadio.
“Ajo është punëtorja më e madhe,” tha Rodriguez .
“Dhe unë mendoj se ajo është interpretuesja më e mirë live në botë sot që është gjallë”,- shtoi ai.

Megjithatë, Rodriguez nuk dëshiroi të fliste për marrëdhënien e tij me Kathryne Padgett , me të cilën është parë javët e fundit.
“Jeta është e bukur”, shtoi ai.

“Unë jam shumë me fat. Zgjohem çdo mëngjes dhe falënderoj Zotin e mirë për shëndetin tim, për vajzat e mia të bukura, të cilat tani janë 17 dhe 14 vjeç. Ky është fokusi im numër një në jetë.”



