Këngëtari i njohur Joe Jonas ka folur për herë të parë për ndarjen nga ish-partnerja e tij Sophie Turner.

Artisti ndërpreu për disa çaste koncertin e tyre ‘Jonas Brothers’ në Los Angeles në Dodger Stadium për të bërë një deklaratë për fansat e tij
“Ka qenë një javë e çmendur”, u shpreh fillimisht 34 vjeçari
“Thjesht dua të them se nëse nuk e dëgjoni nga unë, mos e besoni. Në rregull?”, tha ai.
Këngëtari i hitit “Waffle House”, i cili ishte në skenë me vëllezërit e tij Kevin dhe Nick Jonas, shtoi me tej:
“Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Unë dhe familja ime ju duam”.
Joe më pas filloi këngën e grupit “Hesitate”, e cila ka qenë një dedikim pëe ish-bashkëshorten.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Joe bëri kërkesën për divorc nga ylli i ‘Game of Thrones’ në Florida, duke theksuar se “martesa mes palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.
Dokumenti vë në dukje se dy vajzat e Joe dhe Sophie – Ëilla, 3 vjeç dhe një vajzë 14 muajshe kanë jetuar me këngëtarin në shtëpinë e tij në Miami, si dhe në rezidenca të tjera në Shtetet e Bashkuara.
Përsa i përket kompromisit për kujdestarinë e vajzat e tyre, në dokumente thuhet se “është në interesin më të mirë të fëmijëve të mitur që palët të kenë të përbashkët përgjegjësinë prindërore”. Për më tepër, dokumenti kërkon gjithashtu krijimin e një “orari të ndarjes së kohës që siguron kontakte të shpeshta dhe të vazhdueshme me të dyja palët” dhe “detyrimin e mbështetjes së fëmijëve të secilës palë”.
34 vjeçari dhe 27 vjeçarja, të cilët u martuan në vitin 2019, kanë gjithashtu një kontrantë paramartesore. Deklarata e artistit vjen disa ditë pasi në rrjet filluan të qarkullojnë thashethemet se dyshja ishin drejt ndarjes.
‘Fiksimi’ i aktores për jetën e natës thuhet se ishte shkaku që Joe vendosi të divorcohej nga ajo. “Asaj i pëlqen të festojë, atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi. Ata kanë stile jetese shumë të ndryshme”, tha një burim për TMZ.

© Panoramaplus.al

