22 Janar, 2020

I dha fund lidhjes me Travis Scott sepse dëshironte të zgjeronte familjen, miliarderja më e vogël në botë zbulon sa fëmijë do bëjë


Stormi Webster mund të bëhet me shumë motra dhe vëllezër. Kjo sepse nëna e saj Kylie Jenner dëshiron të bëjë shumë fëmijë.

Në një video të publikuar ku po i bën motrës së saj Kim Kardashian tualetin, kjo e fundit e pyet nëse e sheh ndonjëherë veten nënë të 4 fëmijëve.

Dhe Kylie i përgjigjet: “E shoh veten sigurisht nënë të katër fëmijëve, thjesht nuk e di se kur.”

Kylie mund të zgjerojë familjen e saj në një të ardhme të largët ose shumë të afërt.

“Unë nuk kam një afat kohor për këtë sepse nuk e di nëse do të kem katër fëmijë nesër apo pas 7 vitesh,”- shtoi miliarderja më e vogël në botë.

Për momentin Kylie po ia dedikon kohën e saj vajzës Stormi, fëmijës së saj të vetëm që e mirëpriti në jetë me reperin  Travis Scott në shkurt 2018.

Madje në media u raportua se Kylie i dha fund lidhjes me Travis për shkak se ajo dëshironte të zgjeronte familjen ndërsa reperi të përqendrohej tek karriera e tij.

 


 

© Panoramaplus.al