22 Janar, 2020

I dha fund epokës së akullit, zbulohet krateri më i vjetër i asteroideve që goditi Tokën 2.2 miliardë vite më parë. Si ndikoi në ngrohjen e botës


Shkencëtarët kanë identifikuar kraterin më të vjetër të asteroideve në Australi. Ndërsa shprehen se kjo mund të shpjegojë se si u ngrit planeti nga një epokë e akullit.

Asteroidi goditi Yarrabubba rreth 2.2 miliardë vjet më parë, pothuajse sa gjysma e moshës së Tokës, sipas studiuesve.

Përfundimi i tyre u arrit duke testuar mineralet e gjetura në shkëmbinjtë në këtë zonë.

Shkencëtarët thonë se zbulimi është emocionuese dhe është publikuar në revistën Nature Communications.

Krateri u zbulua në një zonë të thatë në 1979, por gjeologët nuk e testuan më parë se sa vjeçar ishte.

Për shkak të erozionit miliarda vjeçar, krateri nuk është i dukshëm për syrin e njeriut.

Shkencëtarët përcaktuan se diametri i krateri është 70 km.

 

“Peizazhi është me të vërtetë shumë i sheshtë sepse është kaq i vjetër, por shkëmbinjtë atje janë të dallueshëm,”- tha studiuesi Chris Kirkland për BBC.

Për të përcaktuar kur asteroidi goditi Tokën, ekipi ekzaminoi kristale të vogla zirkoni dhe monaziti në shkëmbinjtë.

Sipas studiuesve kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse bota u ngroh gjatë kësaj kohe. Shkencëtarët besojnë se planeti ishte më parë kryesisht i mbuluar nga akulli.

Por në një pikë, akulli u shkri dhe planeti filloi të nxehej.

“Mosha e kraterit korrespondon saktësisht me fundin e një periudhe të mundshme globale të akullt,”– tha Kirkland. “Pra, ndikimi mund të ketë pasur ndryshime të rëndësishme në klimën tonë planetare.”

Ekipi llogariti se asteroidi goditi një bllok akulli me trashësi kilometrike që mbulonte Tokën. Kjo do bënte që vëllime të mëdha të mëdha të avullit të ujit, një gaz serë, të lëshoheshin në atmosferë.

Kjo mund të ketë ndihmuar në ngrohjen e planetit gjatë epokës Proterozoike, një fazë kur oksigjeni sapo ishte shfaqur në atmosferë dhe jeta komplekse nuk ishte formuar akoma.

 

 

© Panoramaplus.al