
Situata financiare e Amber Heard pas gjyqit ndaj ish-bashkëshortit të saj Jonny Deep nuk është aspak e mirë, por tashmë aktorja ka befasuar duke deklaruar falimentimin pasi nuk ka mundur të paguajë gjobën e gjyqit për yllin e ‘Pirates of the Caribbean’. Në javët e procesit gjyqësor, rrjetet sociale u mbushën me video, komente, madje edhe transmetime live të dëshmive të dy aktorëve.
Pas përfundimit të gjyqit, juria vendosi që Heard duhej t’i paguante 10 milionë dollarë dëmshpërblim Johnny Depp. Depp gjithashtu do të duhet të paguajë 2 milionë dollarë.
Sapo u dha vendimi nga gjykata, ekipi ligjor i aktores së ‘Aquaman’ deklaroi se ajo nuk ka para të mjaftueshme për të shlyer borxhin.
Që atëherë, Heard ka qenë në përpjekje për të gjetur opsione të tjera që mos të paguajë shumë e caktuar. Tashmë bëhet e ditur se ajo ka apeluar vendimin e jurisë në mënyrë që gjoba të jetë më e ulët.

“Ne besojmë se gjykata bëri gabim që penguan një vendim të drejtë dhe në përputhje me Amendamentin e Parë. Prandaj, ne po apelojmë vendimin,” tha një zëdhënës i artistes në një deklaratë.
Amber Heard ka paraqitur një dokument mbi falimentimin e saj dhe më 21 korrik paraqiti apelimin në shtetin e Virxhinias. 35-vjeçarja kërkoi anulimin e vendimit për shkak se nuk ka para për të paguar borxhin e saj.
“Vendimi flet vetë dhe Depp beson se kjo është një kohë që të dyja palët të vazhdojnë jetën e tyre dhe të ngrihen përsëri në këmbë. Por nëse Heard është e vendosur të vazhdojë procesin gjyqësor duke apeluar vendimin, Depp do të paraqesë një apel për të siguruar që Gjykata e Apelit të marrë në konsideratë të dhënat e plota dhe të gjitha çështjet ligjore përkatëse”, shpjegoi për CNN një burim i afërt me Johnny Depp.
Dhe ashtu ndodhi. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga E!News, ylli i ‘Pirates of the Caribbean’ paraqiti një apel duke kërkuar të anulohet vendimin prej 2 milionë dollarësh të dhënë për Heard gjatë gjyqit për shpifje.
“Ky ishte një vendim jashtëzakonisht pozitiv për zotin Depp,” thanë përfaqësuesit e Depp në një deklaratë për E! News. “Vendimi flet vetë dhe zoti Depp beson se kjo është një kohë që të dyja palët të vazhdojnë me jetën e tyre dhe të shërohen. Por nëse zonja Heard është e vendosur të ndjekë një proces gjyqësor të mëtejshëm duke apeluar vendimin, zoti Depp do të depozitojë një kërkesë për të siguruar që procesverbali i plotë dhe të gjitha çështjet ligjore përkatëse të shqyrtohen nga Gjykata e Apelit.”


