Fero dhe e dashura e tij, Arbenita Ismajli, janë kthyer tashmë në një nga çiftet më të komentuar në rrjetet sociale e mediat online.

Prej kohësh ata shihen kudo në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në “Instagram” nuk mungojnë fotografitë ku shfaqen së bashku. Gjithashtu nuk mungojnë as dedikimet e shumta për njëri-tjetrin, duke u treguar ndjekësve se janë shumë të dashuruar.

Duke qenë të dy të famshëm, ata marrin mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre. E mesa duket Arbenita është bezdisur nga një mesazh që një vajzë i ka dërguar Feros në “Instagram”.

Në “Instastory”-n e saj, modelja ka publikuar një foto të njërës prej ndjekësve të reperit, ku në të shkruan: “Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim”.
Më pas ajo duket se e ka “kërcënuar” fansen e Feros, pasi ka publikuar një foto ku e paralajmëron at% që të mos merret me të.

“Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruan Arbenita teksa shkel syrin.


