Beniada Nishani ishte një ndër banorët më të pëlqyera në shtëpinë e “Big BrotherVIP” për çiltërsinë dhe pozitivitetin që e karakterizonte. Një artist i ri, Kejvi Latka ose i njohur ndryshe me emrin e artit Kevinjo, i ka dedikuar së fundmi një këngë modeles.
Këngëtari ka treguar se ai e ka ndjekur ish-banoren gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme dhe më pas kishte vendosur të shkruante një tekst për të.
“Beniada ishte një figurë publike pasi doli nga “BBVIP”, ishte një personazh që pëlqehej shumë, unë e kam parë e kam ndjekur dhe një ditë shkova në studio dhe shkruajta tekstin. Nuk e kam bërë për klikime por për qejfin tim”.- tregoi ai për ‘Shqipëria Live’.
“Beniada me ka dërguar një voice record më ka suportuar më ka hedhur dhe në storyt e saj dhe kur ka qenë brenda shtëpisë personi që ia menaxhonte Instagramin dhe kam mbetur i kënaqur nga ana e saj pasi i ka pëlqyer si projekt muzikor. Beniada më tha: Wow, Kevinjo më ka thënë kushërira ime për projektin muzikor e kam dëgjuar më ka pëlqyer shumë.”-u shpreh këngëtari.
Gjithashtu, Kevinjo zbuloi se ka shkruar dhe disa vargje poezie për luftën Rusi- Ukrainë dhe se dëshiron ta sjellë shumë shpejt si një projekt muzikor.
“Kam shkruajtur disa vargje për luftën dhe do të doja të bëja një muzikë me ato vargje pasi fillimisht e kam shkruajtur si poezi”.- tha ai.




