1 Janar, 2020

“I dashuri u nda nga unë por bëjmë seks çdo ditë”, 20- vjeçarja në dilemë: Dua të kthehem me të, por ai dashuron shoqen time


 

“I dashuri im më tha se marrëdhënia jonë ka mbarur por prapë më takon mua për të bërë seks çdo ditë.”

 

Ky është rrëfimi i një vajze 20 vjeçare për psikologun. Në artikullin e botuar nga The Sun ajo tregon se kjo ëstë lidhja më e gjatë që ka pasur dhe se u njoh me të dashurin në internet. Ai është gjashtë vite më i madh se ajo.

Rrëfimi i plotë:

Ai punon në një klub kështu që gjithmonë takon njerëz të rinj dhe bën miq të rinj. Ndërsa unë punoj në dyqan kështu që kemi jetë të ndryshme. Kur dolëm në një takim ai më dërgoi në shtëpinë e tij, më puthi dhe duart e tij ishin kudo.

Edhe miqtë e mi kishin një marrëdhënie si kjo ndaj nuk e pata problem.

Më pas shkuam në dhomën e gjumit dhe bëmë seks.

Ishte më i mirë sesa disa djem të tjerë me të cilët kisha qenë më parë.

Unë e kontaktova sërish mbrëmjen tjetër dhe ne u takuam në banesën e tij dhe bëmë përsëri seks.

Nuk ishte ajo që mendoja si takim, por mendova se ishte çka ai priste.

Pas kësaj u lidhëm dhe pse nuk e bëmë kurrë zyrtare dhe mendova se ishte i dashuri im.

Pas disa kohësh më tha se po takoheshim shpesh dhe kërkonte hapësirë.

E pyeta nëse donte të ndahej nga unë dhe më tha: “Jo, sigurisht që jo. Unë thjesht mendoj se duhet të marrim kohën tonë. Nuk ka asgjë të keqe takohemi për seks. A je gati për këtë?

Unë thashë po dhe ne bëjmë seks çdo ditë. Por ai thotë se ne nuk jemi në një lidhje, thjesht miq me përfitime.

Sa herë që takohemi, ai më puth në buzë dhe në ballë, sikur të jemi akoma bashkë.

Dua të kthehem me të por shoqja ime më tha se ai i shkruan shpesh asaj duke i thënë se e donte. Nuk e di se çfarë të mendoj.

 

© Panoramaplus.al