Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e njëkohësisht edhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“Çfarë kurioziteti keni?”, ka shkruar Mikela në “Instastory” dhe menjëherë kanë vërshuar pyetjet e shumta, ku disa prej tyre kanë qenë të lidhura me festën private që bëri për ditëlindje.
“Po i dashuri jot ishte në ditëlindjen tënde? Je yll”, i shkruan dikush dhe Pupa ka vendosur që t’i kthejë përgjigje. Teksa ka postuar një foto me partnerin e saj, ajo shkruan: “Po”.

E duke qenë se Mikela u kujdes që të mos tregonte portretin e tij, një tjetër e pyet më pas: “Pse nuk nxjerr foto të dashurit, je shumë e mirë”.
Ajo ka postuar një tjetër foto të tyre ku shfaqen në mes të detit dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Se ma marrin mësysh”.

Efi dhe Mikela u bënë të njohur për publikun shqiptar gjatë kohës që ishin konkurrente në “Përputhen”. Gjatë eksperiencës së tyre në emisionin e dashurisë ato u bënë shoqe tepër të ngushta. Madje edhe në formatin “Big Brother VIP” ato morën pjesë si një konkurrent i vetëm.

Megjithatë kaq kohë pas përfundimit në formatit të shumëkomentuar, ndjekësit kanë vënë re se dyshja e njohur nuk shoqërohet më bashkë si më parë. Këtë ja kanë vënë në dukje dhe vetë Mikelës.

Ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku një ndër kuriozitetet më të shumta lidhej me raportin e saj të tanishëm me Efin. “Mua s’më dukesh njësoj si më përpara me Efin”, shkruan një ndjekëse.
“Se nuk jemi më njësoj. Ishim “single” tani jemi të lidhura”, shkruan Mikela duke i bashkëngjitur disa “emoji”, duke qeshur.



