25 Tetor, 2022

“I dashuri im të jetë boss”/Antonela ironizon Albatros Rexhajn pas deklaratës së saj


Sot në emisonin “Ftesë në 5” ishte e ftuar Antonela Berisha, e cila vijoi debatin e zjarrtë pas deklaratës se dëshiron që partnerin ta ketë bos.

Reagimi i parë erdhi nga Albatrosi, i cili nxori portofolin nga xhepi dhe i kërkoi të numëronte lekët live.“S’ peshoka shumë”, tha Antonela me të qeshur.

Më tej ajo shpjegoi se në moshë më të re ka pasur lidhje me djem që nuk kanë pasur shumë të ardhura, por sot mendohet dy herë para se të bëjë një zgjedhje. “Mendoj që fëmijëve të mi të mos iu mungojë asgjë, kjo është ajo që e mendojnë shumë vajza, por unë kam guximin ta them me zë të lartë”, tha ajo.

Kujtojmë se disa kohë më parë, Antonela ishte e ftuar në ‘Wake Up’ ku u pyet se me cilët prej ish-banorëve të “Big Brother VIP” ka ruajtur raporte të mira dhe ajo përmendi vetëm Beatrix Ramosaj, Sarah Berishën dhe Dj Pm. Monika? Askund, duke lënë të nënkuptohej se raporti mes dy mikeshave ishte krisur.

Ajo dhe Monika pas daljes nga ‘Big Brother VIP’ i forcuan shumë raportet dhe janë shfaqur shpesh bashkë në rrjetet sociale. Madje një video e tyre e postuar disa kohë më parë bëri xhiron e rrjetit. Duke bërë ironi dhe batuta me njëra-tjetrën dhe pse nuk përmendin ndonjë emër, ishte vetë Antonela ajo e cila e la të nënkuptohej teksa e quan balerinin “Gjino”.

© Panoramaplus.al