9 Tetor, 2021

I dashuri i Rita Orës nis dedikimet në shqip për këngëtaren, ja çfarë shkroi ai në Instagram


Këngëtarja Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi duket se po e forcojnë gjithnjë e më shumë lidhjen e tyre të dashurisë. 46-vjeçari ka nisur dedikimet në shqip për artisten dhe ka zbuluar se si e thërret me përkëdheli atë.

rita ora (4)

Së fundmi, Taika publikoi në llogarinë e tij në Instagram një video të shkëputur nga koncerti i saj në Paris, Krahas saj, regjisori vendosi flamurin shqiptar dhe zbuloi se partneren e tij e quan “zog”.

Çifti bëri daljen e parë publike bashkë në festën e 4 korrikut, të organizuar nga këngëtarja, ‘Rita-s Prospero Tequila’. Më pas ata u shfaqën në “Met Gala” si çift. Dyshimet se dyshja kishin nisur një romancë nisën në fillim të këtij viti kur këngëtarja publikoi në Instagram-in e saj një foto krah Taika-s.

rita ora, taika waititi (9)

Rita dhe partneri i saj kanë ngritur dyshimet se i kanë çuar gjërat në një tjetër nivel dhe janë fejuar, pasi këngëtarja u shfaq me një unazë diamanti në gishtin e fejesës gjatë një eventi të rëndësishëm, ku ishte veshur me “Prada”. Ajo gjithashtu ka zbuluar se Taika e thërret “nuse”, duke lënë vend për dyshime se planet për një dasmë mund të jenë të afërta.

rita ora (10) rita ora (9) rita ora (6) rita ora (5) rita ora (3)

© Panoramaplus.al