24 Gusht, 2022

I dashuri i Fjoralba Ponarit sapo dha një mësim të vyer! Të dashurën mund ta bëni të lumtur edhe vetëm me një laps dhe letër (FOTO)


Dikur hermetike, sot nuk heziton të postojë edhe dhuratat që i dashuri i bën.

Bëhet fjalë për Fjoralba Ponarin, e cila prej vitesh është në një lidhje me Françeskon.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë me të gjithë një pusullë, që partneri i ka lënë në mëngjes. Tingëllon “old school”, por mesa duket marrëdhënia e tyre e veçantë mbahet nga këto detaje.

“Të dua shumë! Ti je njeriu më i mirë. Mbaje kokën lartë, unë do të jem gjithmonë me ty,”-shkruhet në pusullë.

Ndërsa Fjoralba ka vendosur mbishkirmin “i dashuri më i mirë” në Instastory.

Kujtojmë që kak muaj më parë e ftuar me mikeshën e saj Argjira Spanca në “Ëndërrtjerrësit”, Fjoralba tha mos të habitemi nëse ajo dhe Françesko martohen para Gjirës dhe Gracianos.

VENDOS TA BËJË PUBLIKE/ Fjoralba Pionari zbulon të dashurin “misterioz” (FOTOT) – AlpeGossip

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me partnerin e saj rreth 3 vite më parë duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua.


Në rrjet u përhapën fotot dhe u zbulua se Françesko është atlet në sportin e xhudos dhe inxhinier software.

© Panoramaplus.al