Aktorja Egla Ceno së fundmi ka treguar detaje të reja për partnerin e saj misterioz.

Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin dhe aktorin Jul Deda konkurrentja, ky i fundit e pyeti konkurrenten për partnerin e saj, duke i thënë Eglës së ai mund të bëhet i njohur për publikun falë saj.
Nga ana tjetër Egla tha se ai mund të jetë i njohur tashmë, duke nxitur dyshimet se i dashuri i aktores është një personazh publik.
“Pra është një njeri që punon në Elbasan”– e pyeti Juli duke qeshur, ndërsa aktorja u shpreh se ka shumë njerëz të dashur që punojnë në këtë qytet.
Përsa i përket tipit mashkullit që i pëlqen aktores, duke ironizuar pyetjen e Meriton Mjekiqit, ajo u shpreh se në rradhë të parë partneri saj duhet të jetë njeri, shumë zotëri dhe shumë i zgjuar.
Pjesë nga biseda:
Juli: A mendon ti që ky person anonim për ne deri në këtë pikë të lojës një ditë mund të bëhet i njohur për publikun?
Egla: Mund të jetë i njohur për publikun
Juli: Pra është një njeri që punon në Elbasan?
Egla: Kam shumë njerëz të dashur që punojnë në Elbasan. Po të dashur të dashur ë (Egla qesh)
Meritoni: Çfarë tipi të pëlqen ty Egla?
Egla: Duhet të jetë shumë burrë, shumë zotëri, njeri. Duhet të ketë një fytyrë prej njeriu. Duhet ti peshojë koka vëlla, duhet të ketë shumë. Kaq më mjafton mua.
© Panoramaplus.al
