Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ishte mbrëmë në eventin më të rëndësishëm të modës “MET Gala”.

Si hera e parë që ecte në tapetin e kuq të këtij eventi, Dua kishte marrë si shoqërues të dashurin e saj, Isaac Carew. Dua pozoi me një fustan super ekstravagant të Versace-s.

E teksa fillimisht, Dua publikoi disa fotografi në “Instastory”, ku Isaac shfaqej duke u kujdesur për të, madje edhe duke i rregulluar flokët, gjërat kanë ndryshuar në tapetin e kuq.

Një foto ku Jennifer Lopez pozon plot sensualitet në tapetin e kuq, shfaqet Isaac që ia ka ngulur sytë të pasmeve të saj. E brenda pak kohësh Carew u kthye në një personazh mediatik.

Duhet thënë se nuk është hera e parë që Isaac kapet mat në situata jo fort komode. Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar, kur ata nuk kishin shumë që sapo ishin kthyer bashkë, ai u fotografua teksa kërcente me dikë tjetër në një klub homoseksualësh në Londër.

Lidhur me këtë ngjarje, i dashuri i këngëtares shqiptare u përgjigj me një postim të gjatë në “Instagram” ku shkruante se fotot ishin kapur në dritë të ulët, por ai nuk kishte asgjë me personin me të cilin kërcente përveçse miqësi. Isaac theksoi se ai e dashuron dhe e respekton të dashurën e tij Dua Lipa.
© Panoramaplus.al

