Gjatë punatës së sotme në “Përputhen” një debat shumë i fortë ka ndodhur mes Mikelës dhe disa prej konkurrentëve.

Ata e kanë akuzuar këtë të fundit si një person e cila shtiret pasi nuk është e njëjta brenda dhe jashtë programit.
Ata gjithashtu janë shprehur se nuk dëshirojnë më që Mikela të jetë pjesë e programit.
Pjesë nga biseda:
Mikela: Unë kurrë nuk kam thënë mbylle gojën… hë të erdhi radha… po del në televizor. Më duket e tepruar të thonë mbylle gojën ti, qepe ti.
Rrushja: Ti më ke thënë mbylle gojën
Mikela: Më ke thënë nuk kam asgjë për të thënë, atëherë të kam thënë mbylle gojën. I bezdis prezenca ime, flasin nën zë, shtrembërojnë fytyrën…
Bruno: Po ti e sheh veten, si i bën reagimet, si shtrembëron fytyrën
Mikela: Ia kam lënë momentit
Ada: Ti flet këtu, shan dhe jashtë të më thuash shpirti zemra
Mikela: Unë nuk kam sharë, këtu e kanë bërë me mua që të gjithë.
Ju rikujtojmë se sot u prezantua gjithashtu klipi i takimit mes Erionit dhe Mikelës ku kjo mes ë dye u dha një puthje mjaft pasionante, teksa takimi u zhvillua përgjatë bregdetit.


