Ish-futbollisti Kledi Hysa ka folur gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” për jetën e tij personale. Ai ka treguar se është në një lidhje dashurie dhe se ndihet shumë i lumtur.

Partnerja e Kledit është e huaj dhe për më tepër ka një fëmijë, por kjo nuk e ka penguar modelin që të krijojë një marrëdhënie të shkëlqyer. Por, Hysa është afruar herë pas here edhe me vajzat simpatike në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pak ditë më parë ai u ofrua të masazhonte Einxhelin dhe Beniadën e gjatë këtij procesi vajzat ishin gjysmë të veshura. Së fundmi, gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, e dashura e Kledit, Paula, ka treguar se si e sheh sjelljen e tij në këtë reality show.

“’Big Brother’ është diçka e re, është një eksperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerëzit e tij të dashur. Është një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë dhe ai është nga ana psiqike shumë mirë, shumë stabil, shumë i dashur.
Si shoqe nuk e shikoj me kaq dëshirë të madhe (flet për masazhin që i bëri vajzave), por natyrisht ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë se e di se si është Kledi. Ne kemi gjashtë vite bashkë.
Për mua është shumë korrekt që ai nuk flet shumë për jetën private aty. Është shumë korrekt nga ana e tij dhe absolutisht s’ka nevojë të flas më shumë”,- tha ajo.


