16 Korrik, 2022

I bëri ftesë publike për t’u bërë përsëri pjesë e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj habit me përgjigjen ndaj moderatores së njohur


Megjithëse pak muaj më parë ishte pjesë e reality-showt “Big Brother Vip” në vendin tonë, këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk e përjashton mundësinë për t’u bërë pjesë e të njejtit format në Kosovë.

 

Tashmë është bërë e ditur se formati “Big Brother” do të vijë së shpejti në Kosovë nën moderimin e Alaudin Hamitit, ndërsa banorët që do të jenë pjesë nuk janë zbuluar ende. Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram moderatorja kosovare Liberta Spahiu pyeti ndjekësit e saj se kë dëshirojnë që të bëhet pjesë e “BBV Kosova”.

Mes shumë sugjerimesh nga ndjekësit e saj ishte dhe emri i Beatrix Ramosajt dhe Vëllait të saj Alban Ramosaj. “Si thoni? Njerëzit po ju kërkojnë”- ka shkruar Liberta në Instastory duke etiketuar Beatrix dhe Albanin.

“Mos më thuaj dy herë se erdha”– ka shkruar Beatrix teksa ripostoi videon e moderatores, ndërsa Alban Ramosaj ka vendosur të mos reagojë.

Beatrix Ramosaj ka qenë një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip Albania”, për shkak të romancës që nisi me aktorin Donald Veshaj. Megjithatë, romanca e nisur brenda shtëpisë mes tyre, jashtë zgjati vetëm disa orë.

Nga ana tjetër këngëtari Alban Ramosaj është treguar i prerë kur u pyet nëse do të bëhej pjesë e formatit në Shqipëri ose Koaovë. Pasi shkroi se nuk do të zgjidhte asnjërin, më tej ai solli idenë e një formati, reality-shoë, ku do të bënte pjesë padyshim, madje ai shprehu se do të paguante për t’u bërë pjesë. Kështu ai thekson se ky format duhet të ketë kulturë dhe individë të ndritur që të mos degradojë në toksicitet.

“Asnjërën. Në rast se do të ishte një format i cili konsiston në udhëtimin nëpër botë, ekspozim në ambiente të ndryshme të natyrës së egër, edukim mbi mbijetesë (pse jo argëtim), kulturë, dialogje me individual të ndritur e që kanë dy tre fjalë për të thënë, të cilat shërbejnë që kolektivi jonë të rritet para dhe me jo të degradojë pas me toksicitet, atëhere po. Madje s’do doja as të paguhesha- do paguaja unë. Por ky është mendimi im, ë? Tani që po e mendoj, ko nuk e patenoj ti ide.”- shkroi Albani në Instagram pak kohë më parë.

© Panoramaplus.al