6 Shkurt, 2019

I bënë një rreng gjatë intervistës, Jonida Maliqi përlotet live në emision (VIDEO)


Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Jonida Maliqi, e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Tempora”, ku ka folur për pritshmëritë e saj në këtë spektakël.

Por gjatë intervistës, moderatorja e emisionin Sonila Meço kishte menduar që t’i bënte një rreng. Ajo i tha Jonidës në një moment se i duhej të bënte një lidhje direkte me gazetaren e cila në fakt ishte motra e këngëtares, Xhilda.


Biseda:

Sonila: Jonida unë të kërkoj ndjesë sepse ky është një televizion informativ dhe natyrisht përveç programacionit normal ne kemi dhe lajmet e momentit të fundit. Jonida të kërkoj ndjesë, do të rikthehem tek ty

Jonida: Po po, pa problem.

Sonila: Më njoftojnë ka ndodhur një ngjarje. Me kë jemi në lidhje? Nertila më dëgjon? Se dhe unë kam shumë pak informacion. Nertila mirëmbrëma! Ku ndodhesh aktualisht?

Xhilda: Mirëmbrëma! O Sonila po kam gjysmë ore që dua të flas me ty dhe ti rri merresh me tra-la-la aty.

Jonida: Çfarë? Se unë s’dëgjoj dot.

Sonila: Edhe njëherë të lutem, se nuk e kuptova batutën. Çfarë jam duke bërë unë?

Xhilda: Kam gjysmë ore që dua të lidhem me ty Sonila, ndërsa ti merresh me tra-la-la.

Sonila: Më fal, kujt po i referoheni në këtë rast?

Jonida: Kjo do jetë ndonjë gjë…

Sonila: Më thuaj ku je vendosur. Ku je? Çfarë ka ndodhur?

Xhilda: Ka ndodhur kjo ngjarje. Kam 30 minuta që lidhem me ty ndërsa ti merresh nuk e di me çfarë merresh.

Sonila: Po më thuaj ku je? Ja po merrem me ty tani. Po më thuaj kush je?

Xhilda: Si kush jam?

Sonila: Nuk po të kuptoj, je Nertila? Se Nertila nuk flet me këtë gjuhë. Unë e kam departamentin e informacionit, komunikojmë përditë.

Xhilda: Më fal Sonila, me kë je aty?

Sonila: Aktualisht, Jonida Maliqin.

Xhilda: Me Jonida Maliqin?

Jonida: Çfarë më ke bërë? Më ke bërë një rreng?

Xhilda: Kam gjysmë ore që dua të lidhem me ty ndërsa ti merresh me Jonida Maliqin? Me Jonida Maliqin merresh aty domethënë, me Eurovision-in e Jonida Maliqit.

Jonida: O zemra ime Xhilda. Xhilda sa herë më bën surpriza të tilla më bën për të qarë

© Panoramaplus.al