12 Korrik, 2019

I bashkohet sfidës së VIP-ave, Hueyda El Saied pozon “topless” nga shtrati (FOTO)


Balerina e njohur Hueyda El Saied është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Por së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa ka bërë një postim paksa ndryshe nga herët e tjera.

Mesa duket, Hueyda ka vendosur që t’i bashkohet sfidës së VIP-ave, të cilët kanë nisur të publikojnë foto të tyret “topless” në rrjete sociale.

Të pret që “dogjën” rrjetin me fotot e tyre seksi ishin Lindsay Lohan dhe Liam Payne. E tashmë është radha që e gjithë vëmendja të shkojë te Hueyda El Saied.

Kjo e fundit ka publikuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet “topless”, me flokët e mbledhura bisht dhe është mbuluar vetëm nga një tyl.

Ndërsa njërën dorë e ka mbajtur mbi gjoks duke mbuluar hiret e saj. Fotoja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë pëlqyer atë dhe vetëm e kanë komplimentuar.

© Panoramaplus.al