Debati i ashpër mes Zayn Malik dhe Yolanda Hadid thuhet se ka ndodhur pasi ajo hyri pa trokitur në shtëpinë e tij dhe Gigi-t, në Pensilvani.

Këngëtari dyshohet se e shtyu Yolandën në një komodinë dhe e quajti atë “zuskë” muajin e kaluar, pasi ishte i mërzitur që ajo “po sillej sikur shtëpia të ishte e saj dhe injoronte pozicionin e tij si partneri i Gigi-i dhe si babai i mbesës së saj”.
Një burim tha për “TMZ”: “Yolanda ndërhynte rregullisht në jetën e tij duke u sjellë sikur të ishte në pronën e vet. Kjo gjë është shqetësuese për Zayn pasi ai zakonisht punon natën dhe fle ditën“.
Për më tepër, burimi i brendshëm vuri në dukje se bisedat për privatësinë e vajzës së tij ishin një “burim i vazhdueshëm konflikti”.

Përditësimi vjen më pak se 24 orë pasi “Us Weekly” zbuloi se Gigi u takua me avokatët e saj javën e kaluar, për të diskutuar çështjet e kujdestarisë.
Burimi shton se Zayn, 28 vjeç, “do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj”, por ajo e konsideron grindjen e supozuar mes tij dhe nënës së saj Yolanda “shqetësuese”.
Gigi thuhet se po bën më të mirën për të rritur vajzën bashkë me Zayn. Ata janë duke u fokusuar tek fëmija i tyre i vetëm. Një burim i afërt me Gigi-n tha: “Yolanda është shumë e mërzitur me Zayn, por Gigi e ka bërë të qartë se vajza ka nevojë për babin e saj“.


