Ka qenë miss dhe është moderatore. Por duket se Hygerta Sako ka bërë edhe një punë tjetër që nuk ka shumë lidhje me botën e artit dhe televizionit. Mund të habiteni, por ajo ka punuar edhe si përkthyese.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Hygerta ka rrëfyer se ka përkthye plot 8 libra por që ka dy vjet që nuk e bën më këtë punë për shkak të angazhimeve të tjera:

“Nuk marr dot përsipër të përkthej libra të rëndë të letërsisë e kam nisur me libra të thjeshtë. Kam dy vjet që s’përkthej më, kam probleme me sytë (qesh). Në fakt nuk kam pasur dhe shumë kohë në dispozicion”.

© Panoramaplus.al

