6 Shtator, 2021

Humbi jetën në aksidenti tragjik/ Këngëtarja i jep lamtumirën e fundit reperit grek, kënduan së bashku në dasmën e mikut të tyre pak orë para vdekjes së 34-vjeçarit


Ditën e sotme iu është dhënë lamtumira e fundit reperit të njohur grek Mad Clip, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik.

eleni foureira mad clip

Në ceremoninë mortore në Paleo Faliro mori pjesë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Mes lotësh, artistja e famshme i dha lamtumirën kolegut dhe mikut të saj.

Ajo u shfaq në ceremoni mortore në kishën e Panagitsa, veshur me të bardha dhe mbante syze të zeza.

eleni foureira

Kujtojmë se Eleni Foureira ishte në dasmë me Mad Clip, përpara aksidentit fatal.

Madje dyshja kënduan së bashku në dasmën e mikut të tyre të përbashkët këngën duel “Mporei”.

Reperi dhe këngëtarja argëtuan mysafirët disa orë përpara se të ndodhte tragjedia.

eleni foureira mad clip1

34-vjeçari Mad Clip po kthehej nga dasma dhe refuzoi refuzoi t’i ndalonte postbllokut të policisë.

Pasi kaloi katër semaforë të kuq, ai humbi kontrollin e mjetit të tij tip Porche duke u përplasur me një shtyllë e më pas me një pemë.

Aksidenti rezultoi fatal për jetën e tij. Mësohet se reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Peter Anastasopoulos kishte një pasion të “çmendur” për shpejtësinë dhe makinat e shpejta.

eleni foureira mad clip2

Shërbimeve zjarrfikëse iu deshën orë të tëra për të nxjerrë trupin e pajetë nga makina. Para aksidentit, i ndjeri kishte postuar në llogarinë e tij në Instagram sekuenca nga një dasmë ku kishte qenë i ftuar.

/Panoramaplus.al

 

mad-clip-4

© Panoramaplus.al