Eshtë ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare aktorja e njohur e filmave shqiptarë, Shpresa Bërdëllima, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Ajo do të mbetet gjatë në mendjen e shqiptarëve si një nga vajzat më të bukura dhe ra menjëherë në sy të regjizorëve për portretin e spikatur që kishte. Aktorja nuk u kthye më në kinematografinë shqiptare pasi në vitin 1991 emigroi në Bruksel për një jetë më të mirë.

Shpresa Bërdëllima do të mbahet mend gjatë për rolet e saj në filmat:
“Vajzat me kordele të kuqe”, “Përtej mureve të gurta”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Kur ndahesh nga shokët”, “Të shoh në sy”, “Mirela”, “Flutura në kabinën time” etj.


