Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, aktorja Valerie Harper, e cila vodhi zemrat e publikut me rolin e Rohda Morgenstern në sitcom-in e njohur të viteve ’70.

Ka qenë miku i familjes, Dan Watt, ai që konfirmoi lajmin e hidhur të premten. Harper kishte vite që vuante nga kanceri. Mediat e huaja shkruajnë s ekohët e fundit, bashkëshorti i saj ishte këshilluar që ta mbante atë nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Në vitin 2013, ajo zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer në tru dhe mjekët i kishin thënë se kishte tre muaj për të jetuar.

Por Harper i bëri ballë sëmundjes duke gëzuar fansat: “Nuk do vdes deri sa të dua vetë”! Në 8 korrik një mik i familjes hapi një faqe ku mund të dhuroheshin para që aktorja e famshme të përballonte kostot e medikamenteve. Për të u mblodhën mbi 40.000 dollarë, por nuk vonoi shumë që ajo të mbyllte sytë përgjithmonë.
Nga ana tjetër kujtojmë se Valerie Harper ishte ylli i “The Mary Tyler Moore Show” , dhe me pas u bë drejtuesja e serialit të saj, ku luante rolin e Rhoda-s.
Ajo fitoi tre çmime Emmy të njëpasnjëshme (1971-73) si aktore në rol dytësor në shfaqjen “The Mary Tyler Moore Show” dhe një tjetër për aktoren kryesore për rolin e Rhoda-s, nga viti 1974 në ‘78.
© Panoramaplus.al

