29 Maj, 2020

Humb jetën një foshnje 5 muajshe, detaje nga ngjarja e rëndë dhe përfshirja e mjekut popullor


Një vajzë pesë muajshe ka humbur jetën pasi prindërit i dhanë të pinte gjaku breshke si ilaç për ta mbrojtur atë nga koronavirusi.

2_Newborn-little-hand-hold-by-adult-hand

Motra shtatë vjeçare dhe prindërit e foshnjës gjithashtu janë shtruar në spital pasi pinë edhe ata ilaçin “çudibërës”, gjakun e breshkës.

Ilaçn ua kishte rekomanduar një mjek popullor Haitian, sipas raporteve në Republikën Dominikane.

Drejtori i Spitalit Dahiana Volquez u citua të thoshte: “Këto lloj rastesh shkaktohen nga njerëz që mendojnë se këto pije mund të kenë cilësi kurative, por mund të përfundojnë vdekjeprurëse.”

© Panoramaplus.al