16 Mars, 2019

Hueyda el Saied feston ditëlindjen, i dedikon një mesazh djalit dhe partnerit të saj (FOTO)


Për disa personazhe të njohur të ekranit shqiptar duket sikur vitet nuk kalojnë. E kështu ka ndodhur edhe me Hueyda el Saied, e cila sot feston 44-vjetorin e lindjes.

E këtë ditëlindje, Hueyda ka vendosur që ta presë duke pushuar në një vend me borë, së bashku me partnerin Tier dhe djalin e saj, Gabriel.

Teksa ka marrë shumë urime me rastin e kësaj dite të veçantë për të, duket se më të bukurin e ka marrë nga vetja.

“Kur mendoj për Mick Jagger ende duke kënduar që s’mund të marrë kënaqësi tjetër (ai e këndoi këtë këngë 55 vite më parë), dal në përfundimin se jam një njeri me fat. Sot jam disa vite më e re dhe kam shumë kënaqësi: Gabrielin tim, TG (partneri) tim të çmendur, familjen tim dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore.  Gëzuar për jetën dhe shpirtrave të këndshëm që e bëjnë jetën time të bukur çdo ditë”, shkruan ajo në postimin e “Instagram”-it.

Ndërkohë kujtojmë se Gabriel është fryti i një marrëdhënieje 5-vjeçare me partnerin francez, marrëdhënie e cila u ndërpre në vitin 2017.

Por tashmë ajo është në një lidhje të re me Tier. Ata janë njohur përmes shoqërisë së përbashkët para 5 vitesh e tashmë, dyshja po jeton një histori të bukur dashurie.

© Panoramaplus.al