3 Qershor, 2019

Hueyda dhe i dashuri filmohen duke u puthur në publik: Dashuria e jetës sime (FOTO)


Pasi zbuloi për ndjekësit e saj se kishte gjetur sërish dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti francez, Hueyda El Saied, ka bërë dhe një gjest romantik për të dashurin e saj, duke i shprehur ndjenjat në publik.

Në fakt ajo është një nga personazhet e njohur shqiptar që flet pa dorashka në lidhje me jetën e saj, e kështu është edhe në dashuri.

Së fundmi, Hueyda ka publikuar një video në “Instastory”, ku shfaqet së bashku me Tier të përqafuar.  “Dashuria e jetës time”, dëgjohet të thotë ajo para se t’i dhurojë një puthje në buzë.

Çifti ka pesë vite që njihen dhe që në fillim Tier e dashuronte Hueyda-n, por shumë më vonë ajo i tha “po”.

“Kur jam ndarë nga bashkëshorti e takova si mik Tier-in dhe më pyeti pse u ndatë. Hueyda i kishte thënë se arriti deri në atë pikë sa bashkëshorti e quante aseksuale, përtace a të shëndoshë. Duke i thënë gjëra të tilla, Tier i kishte thënë se e dashuronte prej 5 vitesh”, ka treguar Olti Curri bisedën e bërë me Hueyda-n.

© Panoramaplus.al