22 Tetor, 2021

Po xhironin një skenë filmi, aktori Alec Baldwin vret drejtoreshën e fotografisë dhe plagos rëndë regjisorin! Ja pamjet nga sheshxhirimi


Një grua ka mbetur e vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të aktorit Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit “Rust” në New Mexico të enjten.

alec baldwin (6)

Sipas “CNN”, drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins, 42 vjeçe, u transportua në spital me helikopter dhe u shpall e vdekur nga personeli mjekësor në Spitalin e Universitetit të New Mexico, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Santa Fe.

Drejtori Joel Souza, 48 vjeç, u transportua në Qendrën Mjekësore Rajonale Christus St. Vincent me ambulancë, por nuk dihet ende asgjë për gjendjen e tij shëndetësore.

alec baldwin (4)

Sipas hetuesve duket se skena që po filmohej përfshinte përdorimin e një arme zjarri të shkarkuar”,- thuhet në deklaratë. “Detektivët po hetojnë se në ç’mënyrë u qëllua dhe çfarë lloj plumbi u përdor”.

Incidenti ndodhi rreth orës 1:50 pasdite me kohën lokale, thanë hetuesit.

“Rust” është një film perëndimor i viteve 1880 ku luajnë Baldwin, Travis Fimmel dhe Jensen Ackles. Zyra e Sherifit tha se hetimi “mbetet i hapur dhe aktiv” dhe nuk është ngritur asnjë akuzë deri më tani.

alec baldwin (1) alec baldwin (2) alec baldwin (3) alec baldwin (5)

© Panoramaplus.al