Ish-missi nga Kosova, Kristjana Duhanaj ka treguar eksperiencën e saj tepër mbresëlënëse që ajo ka kaluar në “Prestige Resort” një vit më parë, ndaj të cilit prej dy ditësh IKMT ka nisur një aksion të paligjshëm.

Teksa vlerëson stafin, ambientin dhe kushtet tepër komode, modelja thotë se do të rikthehej sërish këtë vit, por shprehet se ka anuluar planet dhe po shikon një hotel në Mal të Zi.
Missi shprehet se është fatkeqësi ajo që ka dëgjuar për “Prestige Resort”, ku qeveria ka ndërhyrë për të prishur disa pjesë të resortit për shkak të pikëpamjeve politike.

“Unë isha këtu vitin e kaluar dhe pata një përvojë të mrekullueshme me një staf dhe hotel kaq të mrekullueshëm. Do të shkoja përsëri këtu këtë vit tani dhe do të maksimizoja pushimet e mia, por pasi dëgjova për situatën me qeverinë dhe se ata vendosën të shembnin disa zona të hotelit për shkak të disa pikëpamjeve politike është për mua një fatkeqësi. Në vend që të shkoj në Shqipëri, tani po kërkoj hotele në Mal të Zi dhe Greqi. Zhgënjim i pastër…”, shkruan modelja ne rrjetet sociale.


Kristjana, shqiptare nga Suedia, ka valëvitur flamurin e Republikës së Kosovës në Tajlandë, në garën e bukurisë “Face of Beauty International 2013”.


