16 Qershor, 2022

Horoskopi 16 qershor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju


DASHI 21/3 – 20/4

Të gjitha ëndrrat më të bukura të dashurisë do ju realizohen gjatë kësaj dite. Do ndiheni më të lumtur se kurrë më parë pranë personit që dashuroni.

DEMI 21/4 – 21/5

Ditë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Çdo gjë ka për të ecur ashtu si keni dëshiruar.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Shprehini sa të mundni ndjenjat tuaja gjate kësaj dite në mënyrë që atmosfera në jetën në çift të ngrihet akoma më tepër. Gjithçka do jetë më e bukur më pas.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Me financat do ju duhet maturi dhe përkujdes. Nëse vazhdoni të shpenzoni pa mbarim mund të ngeleni shumë shpejt pa asnjë para.

LUANI 23/7 – 21/8

Gjendja e financave do vazhdojë të jetë e turbullt gjithë kohës. Mund të gjendeni përballë situatave të vështira.

VIRGJËRESHA 22/8 – 23/9

Ditë mjaft e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur dhe do gjendeni përballë situatave të vështira.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Do keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, sepse do jetë pikërisht Plutoni që do ndikojë gjithë kohës negativisht. Kujdes!

AKREPI 24/10 – 22/11

Do jeni shumë xhelozë sot ju të dashuruarit dhe mund të keni debate të forta me partnerin. Nëse do e teproni ka rrezik ta prishni gjithë harmoninë.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Ditë e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni shumë posesiv dhe nuk do i mendoni gjërat para se t’i bëni.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Financat nuk do mund t’i përmirësoni dot duke besuar tek lojërat e fatit. Kërkoni ndihmë nga specialistët ose nga familjarët nëse doni vërtet ta ndryshoni gjendjen.

UJORI 21/1 – 19/2

Ata që janë në një lidhje nuk do kenë probleme të mëdha gjate kësaj dite. Keni për t’u ndier gjate gjithë kohës mirë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të qenë ndryshe nga disa kohë më parë.

© Panoramaplus.al