14 Shtator, 2023

“Hoqi” kostumin e zyrtarit për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit! Kush është balerina që do jetë në krah të deputetit të PD-së


Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korresi do të “heqë” kostumin e zyrtarit për t’u bërë pjesë e sfidës së kërcimit “Dancing With The Stars”.

saimir korreshi livia

Ligjvënësi demokrat do të kërcejë në DWTS krah balerinës, Livia gjatë kësaj eksperience.

Sfida e kërcimit do të nisë së shpejti dhe partnerja e deputetit demokrat në skenë punon në teatër si balerinë e parë.

Duket se Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekranin televiziv shqiptar.

Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.

Vitin e kaluar fituese e spekaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha e cila shoqërohej nga balerini Luixhino Hala.

 

 

© Panoramaplus.al